Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në një komunikim online me mësues dhe prindër nismen 3 lëndë në gjashtë orë. Gjatë diskutimit kryeministri theksoi se do të presë propozime të reja në portalin e bashkëqeverisjes me qytetarët si dhe do tu japë mundësinë qytetarëve të kërkojnë interpelanca me ministrat.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Arsimit Lindita Nikolla propozuan reformimin e kalendarit ditor të orëve mësimore përmes nismës ?3 lëndë në 6 orë?.

Për këtë qëllim në zyrën e bashkëqeverisjes me qytetarët u zhvillua një komunikimin interaktiv online me një grup prindërish, mësuesish dhe nxënësish. Gjatë diskutimi u bë e ditur se nisma do të zbatohet prej datës 1 Shkurt.

Rama: Kemi diskutuar me ministren disa herë lidhur me problemin e madh të ngarkesës mësimore, të ngarkesës fizike të çantave çdo mëngjes për fëmijët, për çka ishte menduar një qasje tjetër. Ndërkohë, falë kurajos për të besuar të zonjës që u bë shkaku që ju jeni bashkuar sëbashku dhe që ne të jemi këtu sëbashku, ne gjendemi me një zgjidhje shumë të thjeshtë dhe shumë të plotë përpara nesh në tavolinë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-prezanton-nismen-3-lende-ne-gjashte-ore