Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Alpha Bank Albania ka dhuruar rreth 6100 libra për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet në të gjithë vendin. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Alpha Bank Albania pasuroi bibliotekën e gjimnazit "Ismail Qemali".

Në kuadër të përqasjes ndaj përgjegjësisë shoqërore të korporatës dhe angazhimit të vetë publik, Alpha Bank Albania dhuroi 6 100 libra jashtëshkollorë në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, në të gjithë Shqipërinë. Në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Alpha Bank Albania pasuroi bibliotekat e shkollave në qytetet kryesore ku operon.

Në një event të organizuar në mjediset e shkollës së mesme ?Ismail Qemali? në Tiranë, Ministre e Arsimit Lindita Nikolla vlerësoi kontributin e Alpha Bank si u bëri thirrje edhe institucioneve të tjera që të mundësojnë ndihmë konkrete për shkollat.

Georgios Papanastasiou, Drejtor i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania, shprehu kënaqësinë se ky fond do të shërbejë për një çështje shumë të rëndësishme për shoqërinë, siç është edukimi cilësor.

Alpha Bank Albania është një prej bankave më të mëdha në vend, duke zënë një pozicion të konsiderueshëm në treg përsa i përket biznesit bankar me shumicë dhe atij me pakicë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/alpha-bank-6100-libra-shkollat-9-vjecare-dhe-gjimnazet