Surprise Me!

Opozita kerkon doreheqejne e Gramoz Rucit

2018-05-10 0 Dailymotion

Në të parën mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, pas seancës plenare ku u votua Kryeprokuroja e Përkohshme, opozita ka kërkuar dorëheqjen e Gramoz Ruçit. Por kërkesa e opozitës duket se nuk është marrë seriozisht nga maxhoranca.

Demokratët e kanë bojkotuar mbledhjen, ku përfaqësuesit e maxhorancës kanë vijuar të diskutojnë kalendarin 3 javorë të punimeve të Kuvendit, ku më e rëndësishme duket nisja e shqyrtimit të kandidaturave që zgjidhen nga parlamenti për Këshillin e Lartë Gjyqësorë dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Çështje, që sipas kreut të grupit kuvendor socialist, janë pjesë e Reformës në Drejtësi dhe kushte për hapjen e negociatave. Këtu ai e gjen me vend të ripërsërisë apelin e kryesocialistit, që të bëhen bashkë me opozitën për të ardhmen europiane të vendit.

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat e ka bërë të qartë se opozita do të vijoi marrëdhënien e kushtëzuar me parlamenti.

Buy Now on CodeCanyon