Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Peshkatarët në Vlorë kanë nxjerrë nga deti një minë luftarake. Mësohet se mina ngeci në rrjetet e peshkimit pranë ishullit të Sazanit dhe peshonte rreth 600 kg.

"Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.
Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.
Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg", sqaroi policia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vlore-bie-ne-rrjetat-e-peshkimit-mina-e-luftes-se-dyte-boterore