Vijon skandali me hedhjen e mbetjeve spitalore në koshat e plehrave, në qytetin e Sarandë.

Pavarësisht se ekzistojnë disa kompani të licencuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, të cilat kontraktohen nga spitalet shtetërore dhe private për t?i tërhequr mbetjet në incineratorët e ngritur, realiteti është tepër zhgënjyes, deri në kaotik, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Report Tv denoncoi skandalin dy ditë më parë, me foto dhe video, ndërsa ka siguruar video të reja, ku shihet se mbetjet spitalore janë hedhur sërish në koshat e mbeturinave, që ndodhen në rrugët e qytetit jugor.

Nga videot shihet se janë hedhur mbetje të ndryshme, si shiringa, doreza apo dhe materiale të tjera, që përdoren nga personeli mjekësor, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe policia.