Surprise Me!

Ora News - Sulmohet banesa e policit në Fushë Krujë, tritol e granata në oborr

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sulmohet banesa e policit në Fushë Krujë, tritol e granata në oborr
Nga: Liman Muça
12/01/2018 - 07:46
0
SHPERNDARJE

Në Fushë Krujë u rikthyen sulmet me tritol ndaj efektivëve të policisë. Një sasi eksplozivi shpërtheu në banesën e Agron Vogës në fshatin Halil duke shkaktuar dëmë materiale, por fatmirësisht nuk pati të lënduar. Në vendngjarje u gjetën edhe dy granata të pashpërthyera.

Banesa e një efektivi të policisë u sulmua me eksploziv në Fushë Krujë, ndërsa në oborrin e shtëpisë në fshatin Halil u gjetën edhe dy granata të pa shpërthyera.

Ngjarja u shënua para mesnatës, brenda oborrit të banesës së Agron Vogës dhe familjes së tij.

Sipas hetimeve të para për shpërthimin u përdor tritol që për fat të mirë nuk shkaktoi të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Nga shpërthimi i fortë është dëmtuar plotësisht një automjet, që sipas njoftimit paraprak të policisë së Krujës, është në pronësi të shtetasit Kadri Voga, të atit të efektivit të policisë.

Ngjarja ka ngritur në këmbë policinë lolake që gjatë kontrollit të perimetrit ka gjetur edhe dy granata të cilat fatmirësisht nuk shpërthyen.
Dyshohet se ngjarja të lidhet me detyrën e Agron Vogës por po hetohen edhe pista të tjera.

Ai prej 13 vitesh punon në policinë rrugore të Tiranës.

Grupi hetimor i Policisë së Krujës ndërkohë thotë se pas veprimeve të para në vendngjarje po punon për identifikimin e autorëve të sulmit ndaj banesës së efektivit të policisë dhe sqarimin e të gjithë ngjarjes.

Shpërthimi në banesën e efektivit ka shënuar rastin e rradhës të vendosjes së lëndës eksplozive në Fushë Krujë, teksa pjesa më e madhe e këtyre rasteve mbeten ende pa autorë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/shperthim-me-tritol-ne-shtepine-e-policit-te-rrugores-ne-kruje

Buy Now on CodeCanyon