Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projekti i Bashkisë së Beratit për një vend-depozitim të ri mbetjesh nuk ka gjetur dakordësinë e Ministrisë së Mjedisit, e cila mbështet projektin për ndërtimin e një landfilli rajonal për të pesë bashkitë e qarkut. Kryebashkiaku Sinaj, ndërsa bën me dije vendimin, pranon se sheshi aktual shkakton problematika mjedisore dhe nuk ka hapësira të lira.

Ministria e Mjedisit ka rrëzuar një kërkesë të bashkisë së Beratit për ndërtimin e një sheshi të ri për depozitimin e mbetjeve urbane jashtë qytetit.

Përballë një situatë, kur vend-depozitimi aktual ndodhet pranë zonës së banuar dhe ka shumë pak hapësirë, Bashkia e drejtuar nga Petrit Sinaj kishte kërkuar këtë zgjidhje emergjente.

Por siç bën me dije vetë kryebashkiaku, Ministria nuk e ka miratuar projektin, pasi shikon si prioritete projektet afatgjata dhe në këtë rast atë të landfillit rajonal.

Petrit Sinaj: ?Derisa të kemi studimin e ri dhe vendin e ri, sepse në fakt ne nuk jemi shumë entuziastë vetëm për studimin, ajo që duam ne është të kemi një vend të ri depozitimi.?

Në këto kushte, mbetjet urbane të Beratit do të vijojnë të hidhen në venddepozitimin e vjetër e që shkakton problematika të mëdha mjedisore.

Petrit Sinaj: "Po rehabilitojmë pjesërisht në bazë të mundësive që kemi këtë plagë mjedisore që është mbi 30 vjeçare në qytetin dhe Bashkinë e Beratit.?

Zgjidhja për këtë fenomen shihet ndërtimi i një landfilli rajonal për të pesta bashkitë e qarkut të Beratit, projekt i financuar nga qeveria zvicerane.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/sheshi-i-ri-i-mbetjeve-ministria-e-mjedisit-rrezon-kerkesen-e-bashkise-berat