Surprise Me!

Report TV - Gjonaj kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Durrësit, hetim disiplinor për një tjetër

2018-05-10 0 Dailymotion

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, i kërkon KLD-së shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Petraq Curri të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleida Hoxha të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. <br />Gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se gjyqtari Petraq Curri ka kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit në dhënien e vendimit për mosmiratimin e arrestit të shtetasit Alket Hatija dhe lirimin e tij. <br /><br />Nga informacioni i administruar nga Ministria e Drejtësisë rezultoi se Gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka vendosur lirimin me kusht të të dënuarit Genc Tafili në kundërshtim me dispozitën ndaluese të ligjit.

Buy Now on CodeCanyon