Surprise Me!

Lirimi i Lul Berishën, mbyllen hetimet për gjyqtarët e Apelit, pushohet dosja për juristin e burgut

2018-05-10 7 Dailymotion

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë hetimit ndaj tre gjyqtarëve të Apelit Durrës që urdhëruan në 5 dhjetor 2016 lirimin e Lulzim Berishës. Gjyqtarët Arben Vrioni, Anita Miçi dhe Petrit Çeno si dhe ish-drejtori i burgut të Durrësit Astrit Kote dhe ish-juristi Teodor Labi, janë zhveshur nga akuzat e ?Shpërdorimit të detyrës? dhe ?Falsifikimit të dokumentave?.<br /><br />Mësohet se vendimi për pushimin është marë pak kohë më parë me argumentimin se gjyqtarët nuk kishin kryer vepër penale gjatë dhënies së vendimit për lirimin e të dënuarit me 25 vite burg Lulzim Berisha. Sipas prokurorisë, pa faj janë dhe Astrit Kote dhe Teodor Labi, të cilët kishin kryer përllogaritjen e masës së dënimit të mbetur ndaj të dënuarit Lulzim Berisha.(b.h/Shqiptarja.com )

Buy Now on CodeCanyon