Surprise Me!

Ora News - Nisma e MAS "3 lëndë në 6 orë", psikologët skeptikë: Mund të ngarkojë nxënësit

2018-05-10 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministra e Arsimit shprehet optimiste për nismën e lançuar pak ditë më parë për të zhvilluar tre lëndë në 6 orë mësimi. Por psikologët thonë se metoda e re do t`i lodhë e ngarkojë më shumë psikologjikisht nxënësit e sidomos ata të ciklit fillor.

Nisma e Ministrisë së Arsimit për të zhvilluar 3 lëndë në 6 orë mësimi, është pritur me skpeticizëm nga psikologët.

Për Ora News, pedagogia pranë Fakultetit të Shkencave Sociale Artemisa Shehu, duke iu referuar studimeve thotë se përqëndrimi i një të rrituri në një leksion, diskutim apo çështje tjetër nuk mund të zgjat më shumë se 20 minuta.

Sipas Shehut metoda e re do të do të ngarkojë më shumë psikologjikisht nxënësit e ciklit fillor.

Artemisa Shehu: Koha 20 minuta është maksimumi, që do të thotë humbja e përqëndrimit dhe humbja e vëmendjes me kalimin e kohës bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'u fokusuar nxënësi dhe studenti dhe për ta mbajtur atë gjatë gjithë kohës. Është e hershme, është jo e mirëmenduar dhe njëkohësisht psikologjikisht ka disa kosto që unë si profesioniste psikologe mendoj se na duhet kohë për ti mbledhur njëkohësisht për të bërë hapin e rradhës të duhur. Orët më të mira në fakt janë 45 min me pushimet 15 min.

Një tjetër shqetësim sipas psikologes është aplikimi i kësaj nisme në mesin e vitit shkollor. Për Artemisa Shehun, ndryshimet e shpeshta në arsim ndikojnë negativisht te nxënësit.

Artemisa Shehu: Arsimi jonë të paktën dekadat e fundit ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, revolucione çdo dy-tre vjeçar për të cilat shkolla jonë në përfundimin e çdo revolucioni nuk është se ka dalë me një rezultat për të pasur disa rekomandime për përmirësimin e procesit mësimor.

Por çfarë sugjerojnë psikologët?

Artemisa Shehu: Një nga elementët që do të sugjeroja do të ishte pjesa e ndërveprimit përmes ushtrimeve dhe realizimit të pjesës më interaktive mes nxënësve dhe mësuesve.

Mënyra e re e organizimit të mësimit do të nisë zbatimin prej fillimit të muajit shkurt në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar publik e privat.

Ministria e Arsimit shprehet optimiste se nisma do t'u vijë në ndihmë nxënësve si dhe angazhon më tepër mësuesit të punojnë më shumë me ta.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/nisma-e-mas-3-lende-ne-6-ore-psikologet-skeptike-mund-te-ngarkoje-nxenesit

Buy Now on CodeCanyon