http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Lulzim Basha e Monika Kryemadhi i janë drejtuar Vlorës ne funksion te organizimit te protestës se 27 janarit. Gjate takimit me demokratet e këtij qyteti, Basha ka nënvizuar si nje prej arsyeve pse qytetaret duhet te dalin ne proteste, lidhjet e pushtetit me krimin, duke paralajmëruar se se shpejti do te dalin fakte te reja per këtë.

?Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet ? nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty.?

Ndersa aleatja e PD, Kryemadhi theksoi se tubimi i 27 janarit do te jete paqësor.

?Për të protestuar në protesta paqësore ska nevojë as për të qenë të dhunshëm, as për të kërcënuar Edi Ramën se po të jetë për ta kërcënuar e për ta rrahur ka sa të duash që e rrahin brenda në Parlament nga Socialistët e vet por për ti treguar që shqiptarët janë me shumicë kundër tij.?

Qëllimi final i aksionit opozitar është krijimi i një qeverie antimafia, e cila garanton zgjedhje të lira e të ndershme.