Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me mbështetës në Vlorë tha se vetëm një bashkim i madh i shqiptarëve do të mund t?i japë fund qeverisë së Edi Ramës, që mbahet në këmbë nga paktet mafioze me krimin.<br />?Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet - nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty?- u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.