Surprise Me!

Atentat me tritol në Shkodër, shënjestër e sulmit Lulzim Kullaj - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 1 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Një shpërthim i fuqishëm tritoli la të plagosur 8 persona, mes tyre dhe shënjestrën e dyshuar të atentatit në lagjen ?Rus? të Shkodrës, Lulzim Kullaj.

500 gramë eksploziv ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar vetëm pak metra larg komisariatit ku zhvillohej 105 vjetori i policisë, ndërsa në momentin e shpërthimit zona ishte mjaft e populluar.

Rrezja shpërthyese dëmtoi dhe disa automjete, ndërsa sipas hetuesve, objektiv i atentatit dyshohet të jetë Lulzim Kullaj pronar i motoçikletës, por dhe disa bizneseve aty pranë.

Blutë thanë se lëvizjet e tij monitoroheshin nga atentatorët, të cilët sapo kanë parë se ai u afrua në zonë me një mjet kanë aktivizuar shpërthimin me telekomandë.

Ndonëse shënjestra ishte një person i vetëm për policinë, shpërthimi është një akt terrorist, i cili la të plagosur 7 persona.

Për këtë, në zonë u sekuestruan pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat mund të kenë fiksuar autorët kur kanë vënë sasinë e tritolit.

Kullaj sëbashku me dy kalimtarë të rastit, morën plagë të rënda dhe u dërguan drejt Tiranës, ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Shkodrës.

42 vjecari nuk është një emër i panjohur për policinë. Hetuesit thanë se ai është person me precedentë të theksuar kriminalë kryesisht në gjobëvënien ndaj bizneseve.

Në një rast pas vitit 1997 një tregtar pakice i gazit që nuk pranoi të paguante gjobën u torturua për vdekje. Për ngjarjen e rëndë dyshohej Lulzim Kullaj, por në atë kohë askush nuk u arrestua nga policia.

Buy Now on CodeCanyon