Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kequshqyerja është fenomen që është shumë i përhapur në Shqipëri ku njerëzit kanë mungesë të vitaminave, mineraleve apo karbohidrateve në sasinë e duhur.
Dietologia Anila Kalleshi është bërë pjesë e rubrikës 'Impakt Shëndet' në emisionin shëndetësor 'Diagnozë' nga Freskida Miloti për të folur rreth sëmundjeve që shkakton.

Ajo foli për dy kategori si ata që ushqehen shumë, sidomos pas viteve '90 ku pati shumë ushqime që erdhën edhe nga pesticidet e ndryshme që shkaktonin dëme të mëdha për organizmin si obeziteti apo mbipesha.

Kategoria tjetër është për personat anoreksikë dhe bulimikë që nuk marrin sasinë e duhur të vitaminave apo përbërësve të tjerë, të domosdoshëm për një organizëm të mirë.

Dietologia Kalleshi ka përmendur ushqimet që njerëzit duhet të konsumojnë si dhe vaktet që të jenë sa më energjikë dhe aktivë gjatë ditës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/anila-kalleshi-diagnoze-kequshqyerja-shkakton-keto-semundje