Surprise Me!

Ankesa banorit, Rama gjen ndërtuesin në sallë: Zgjidhe problemin se do futesh në siklet dhe me mua

2018-05-10 0 Dailymotion

Në takimin që bëri kryeministri Rama në Rrëshen, nuk munguan batutat nga ana e tij. Ndërtuesi ku qytetarët e denonconin për shitje të apartamenteve pa hipotekë dhe pa drita ishte i pranishëm në sallë ku shkaktoi të qeshura.
Një edukatore e akuzoi gjithashtu ndërtuesin se çerdhja ku punonte ndodhet në godinën e ndërtuar nga ai, por nuk kishte dritën e Zotit pasi ishte zënë nga pallatet e tjera të ndërtuara rrotull.

"Çerdhja e Rrëshenit është në godinën që ka ndërtua ai zotëria aty, kjo çerdhe është totalisht si në bodrum, s?ka drita, është si në bodrum se e ka rrethuar zotëria, ne kemi dritë elektrike po s?kemi dritën e Zotit?

Rama: Qenke i madh o Bardhok qenke figurë, i paske nda këta të elektrikut këtej këta të Zotit këtej. Të lutem përtej shakave, kjo është çështje e bashkisë jo e qeverisë, shikojeni këtë punë.

Buy Now on CodeCanyon