Kryeministri Edi Rama ka bërë një premtim të madh për të gjithë personat e prekur nga sëmundja e rëndë e kancerit, teksa i ka kthyer përgjigje një mësueseje me përvojë 26-vjeçare, e cila vetëm një ditë më parë gjatë takimit të kryeministrit në Lezhë tha se është diagtnostikuar me kancer pak muaj më parë dhe se mungon ilaçi bazë për kurim. <br />Kryeministri Rama u shpreh prerë se mësuesja dhe gjithë të tjerët, që vuajnë nga sëmundja e rëndë, do të marrin ilaçin e herceptinës brenda 10 ditëve dhe se ai nuk do të ndërpritet më. I prekur nga rrëfimi dramatik i arsimtares, Rama garantoi atë gjithë personat tjerë që kanë të njëjtin shqetësim se ilaçi do të rifillojë për 10 ditë.<br /><br />Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një aktiviteti të mbajtur me rastin e 26-vjetorit të FRESSH, organizuar te 'Asllan Rus''