http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me simpatizantë të kësaj në Vorë tha se protesta e 27 janarit nuk është thjesht një tubim politik. Por ajo do të jetë një mesazh për qeverinë e kapur nga krimi.

?Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.?

Duke folur më tej për problemet që shqetësojnë shqiptarët, Basha u ndal tek koncesionet korruptive që po pasurojnë vetëm pesë biznese të lidhura me qeverinë.

Për kryedemokratin vetëm një qeveri e ardhur në pushtet nga vota e lirë, do të zgjidhe problemet e shqiptarëve si dhe do ti japë fund korrupsionit.