Janari i këtij viti erdhi me mot të ngrohtë duke shënuar edhe temperatura rekord deri në 19 gradë, tipike këto për stinën e vjeshtës.

Por nuk do të vijojë kështu situata. Sinoptikanët parashikojnë që temperaturat të fillojnë të bien, duke bërë që gjysma e dytë e këtij muaji të sjellë dimrin e vërtet.

Edhe më i ashpër do të bëhet moti përgjatë javës së katërt të Janarit, ku parashikohet që vendi të mbërthehet nga i ftohti polar, duke bërë që termometri të zbresë deri në -12 garde celcius.

Ulja ekstreme e temperaturave që do të na shoqërojë deri në mbyllje të Janarit, do të bej që shumica e territorit të përfshihet nga reshjet e dendura të dëbore, të cilat pritet të zbresin në zonat që janë 700 metra mbi nivelin e detit.

Tv Klan