Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shkodrës ende se kanë një të ndaluar për sulmin me tritol që tronditi mëngjesin e së shtunës këtë qytet, duke lënë të plagosur 8 persona, 3 prej të cilëve në gjendje të rendë.

Deri më tani në komisariatin e policisë janë shoqëruar vetëm dëshmitarë në vendngjarje, që janë marrë në pyetje mbi momentin e shpërthimit, por të gjithë më pas janë të lënë të lire, pasi nuk rezultonin në listën e të dyshuarve.

Ajo që për policinë e Shkodrës pritet të jetë ndihma më e madhe në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autoreve, janë pamjet e sigurisë të disa objekteve përreth godinës ku ndodhi shpërthimi.

Ekspertët po bëjnë këqyrjen e imtësishme të tyre, ndërsa paralelisht po verifikohen të gjitha telefonatat e bëra në këtë zonë në orarin që përkon me shpërthimin. Tabulatet mund të jenë ndihmë shtesë, pasi shpërthimi i telekomanduar mund të ketë ardhur nga një numer i regjistruar, edhe pse egziston rreziku i kundërt, që edhe këtë herë të jetë përdorur një numër i blerë në tregun e zi.

Hetime ka edhe për pronësinë e motoçikletës ku u vendos tritoli dhe pritet të identifikohet nga pamjet personi që e ka vendosur në hyrje të godinës dhe afër mjetit që është në pronësi të të plagosurit. Për të mbështetur hetimin prej ditës së shtunë në Shkodër u vendos një grup i specializuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ndërsa në mbrëmje qëndroi edhe drejtori i Komanduar Rebani Jaupaj.

Ai mësohet se gjatë takimit me krerët lokal të Shkodres ka dhënë porosi të prera për ta hetuar në detaje ngjarjen, e për të vënë para përgjegjësisë autorët, pasi kemi të bëjmë me një akt kriminal që mund të kishte rezultuar me pasoja shumë herë më të rënda.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hetimet-shperthimin-ne-shkoder-mister-autoret