http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkolla ka rinisur e po ashtu edhe detyrat për nxënësit. Jo gjithmonë ia dalin me oraret e studimit apo me ushtrimet e vështira. Ne pamundësi për kurse private pasdite apo për ti ndihmuar prindërit, këta nxënës tashme do ti bëjnë detyrat ne klase me mësuesit e tyre. ?Ardian Klosi? ne zonën e Alliasit është një nga 4 shkollat e përzgjedhura te Tiranës ku fëmijët do te kenë te përfshirë edhe orarin e studimit.

Ne këtë shkolle te re janë mësuesit e lendes qe do te zhvillojnë oraret e studimit dhe projekte te e ndryshme deri ne 16 te pasdites.

Projekti te bëjnë detyrat e shtëpisë nis zbatimin brenda janarit ne 20 shkolla ne te gjithë vendin, në tiranë, Elbasan, Korçë, Lezhë dhe Fier.

Krahas orareve te studimit këto shkolla kane te përfshirë edhe dreken. Ne disa prej tyre ushqimi mbulohet nga kontributi i prindërve dhe ne shkolla te tjera me financime te pushtetit lokal. Ndërsa pagesa e mësuesve 250 leke për çdo ore suplementare mbulohet nga Ministria e Arsimit.