Leo i vogël pati një dëshirë, që çdo mëngjes kur shkonte në shkollë të kishte një makinë taksi për ta shoqëruar për shkak të vështirësisë që ka për të ecur.
Ai ia shprehu dëshirën Kryeministrit Edi Rama i cili ishte veshur si babagjysh tek "E Diela Shqiptare".
Tani Kryeministri Rama e ka mbajtur fjalën e tij. Ai shkoi në shtëpinë e Leos i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.
"E menduam kështu, t'i rregullojmë një taksi apo t'i marrim një makinë ta ketë njëherë e mirë. Thamë pastaj t'i marrim një makinë ta kesh vet, edhe për shkollë edhe për të tjera lëvizje. Kështu që babi do të jetë shofer", tha Rama.
Për Leon do të ketë edhe një fizioterapist që ta ndihmojë për të ecur.
"Ne kemi sjellë doktoreshë Mira Ziçishtin që është shefe e njësisë së Fizioterapisë në QSUT, e cila do të bëjë një plan vlerësimi Leos së vogël dhe pastaj një plan individual për gjithë periudhën që do t'i nën shtrohet fizioterapisë", tha ministrja Manastirliu.