Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një shtetas shqiptar dhe mikesha e tij greke janë arrestuar të hënën, të akuzuar për posedim dhe trafik droge.

Policia ka bërë publike dhe një video të shkurtër nga ky aksion, ku duket se droga ishte fshehur pas një ikone të Shën Mërisë.

Pas përpunimit të informacioneve për trafiukun e drogës në zonën e Pireut, policia ka ushtruar një kontroll në banesën e çiftit dhe në vende të posaçme në mur është gjetur e fshehur një sasi kokaine prej 1,20 kilogramësh.

Policia gjithashtu ka gjetur dhe sekuestruar një sasi parash cash prej 12.560 euro, 19,9 gramë heroinë, një sasi të konsiderueshme lëndësh të granuluara që përdoren në përzierjen e kokainës dhe heroinës, një presë hidraulike, dy peshore precizioni, 5 telefona celularë.

Gjithashtu është sekuestruar edhe një automjet, si dhe një letërnjoftim grek falco.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/greqi-arrestohet-cifti-shqiptaro-grek-me-1-kg-kokaine