Hyjnë dy deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë, pas vendimit të marrë nga KQZ këtë të hënë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dha mandatin dy deputetëve të rinj nga LSI dhe PDIU të cilët zëvendësojnë Gledjon Rehovicën dhe Aqif Rakipin, pasi iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.
Kështu deputeti që merr mandatin dhe hyn në Kuvend radhët e PDIU-së është Dritan Bici, ish-kryebashkiak i Gramshit. KQZ ka votuar 7:0 për t'i dhënë mandatin Bicit. Dritan Bici hyn për herë të parë në Kuvendin e Shqipërisë.

Në listën e LSI-së në Qarkun e Beratit pas Rahovicës renditet Silva Caka, e cila gjithashtu ka marrë mandatin si deputete dhe të rifutet në Kuvendin e Shqipërisë. Ky është mandati i dytë për deputeten e re të LSI-së. Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo nuk arriti të futej direkt në parlament. Ndërsa në legjislaturën 2013-2017 ishte pjesë e Kuvendit të Shqipërisë dhe një prej deputeteve më aktive të grupit parlamentar të LSI.