http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia nuk ka ende asnjë emër të dyshuar për atentatin me tritol të së shtunës ndaj Lulzim Kullajt.

Hetimi i nisur nga Prokuroria dhe Policia e Shkodrës është fokusuar kryesisht në konfliktet e mëparshme të biznesmenit shkodran, i dyshuar në skedarët e policisë për gjobëvënie.

Shefi i Komisariatit të Shkodrës, Hamdi Shullani, pranoi se është ende herët të flitet për arrestime.

Shpërthimi i telekomanduar paraditen e 13 janarit në lagjen ?Rus? të qytetit të Shkodrës la pas 8 të plagosur: shënjestrën e atentatit si dhe 7 kalimtarë të rastësishëm.

Policia sekuestroi pamjet filmike të bizneseve të zonës për të zbardhur identitetin e personave që mundën ta vendosnin eksplozivin në motorin që shpërtheu.