Ky është dokumenti që Partia Demokratike ka dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për çështjen e Saimir Tahirit.
Sipas PD polica ndërkombëtare e Audit me targa AA 003 GB fakton lidhjen e ish-ministrit me Habilajt. Dokumenti është i periudhës Prill 2015-Prill 2016 dhe është e lëshuar në emër të Saimir Tahiri dhe Artan Habilajt.

? Polica ndërkombëtare e sigurimit fakton lidhjen mes Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt në bashkëpërdorimin e Audit AA 003 GB. Polica që PD dorëzoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda fakton se Audi përdorej në të njëjtën kohë edhe nga trafikantet e drogës edhe nga Ministri i Brendshëm. Kjo do të thotë se të dy ishin përgjegjës për makinën dhe përfitues prej saj, se Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj kishin me njëri -tjetrin marrëdhënie besimi?.

Për partinë demokratike dokumenti duhet të shihet me përparësi nga prokuroria pasi fakton lidhjen e Saimri Tahirit me trafikun e drogës dhe lehtësitë që i jepeshin nga Habilajve duke përdorur Audin me targa AA 003 GB.