Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita do të ndërmarrë një nismë të përbashkët ligjore për Prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spahiu, kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe kreu i PR-së, Fatmir Mediu kanë firmosur kërkesën drejtuesit kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Për këtë çështje, opozita do të krijojë një grup pune me dy deputetë, përkatësisht Oerd Bylykbashi nga PD dhe Nasip Naço nga LSI, si dhe ekspertët ligjor, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe Gazmend Bardhi.

Sipas LSI, i gjithë grupi i saj mbështeti propozimin e grupit të përbashkët punës, i cili synon kthimin e kushtetueshmërisë kundër "shkatërrimit të reformës në drejtësi nga mazhoranca".

Sipas Petrit Vasilit, pas Vetting nuk mund të ketë prokuror të Përgjithshëm, i cili shton se ky është hap jetim për integrimin evropian të vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-mbeshtet-nismen-e-pd-ndryshimin-e-ligjit-zgjedhjen-e-kryeprokurores