Surprise Me!

Berisha: Situata e medieve katastrofale, të vihet në rend dite rezoluta e llum kazanit

2018-05-10 0 Dailymotion

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në mbrojtje të gazetarëve, referuar përshëndetjes së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS, ku iu tha atyre ?mirëmëngjes kazan?. Berisha propozoi që të futet në rend dite një rezolutë, që sipas tij, do të quhet ?Rezoluta e llum kazanit?, që do të dalë në mbrojtje të medieve.<br /><br />Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar, ish-kryeministri deklaroi se situata e medieve në vend është katastrofave, duke shtuar se Rama po poshtëron gazetarët si askush tjetër në faqen e dheut.<br />?Çdo gjë tjetër është, por jo Parlament. Jam këtu për të denoncuar qëndrimin banditesk, të turpshëm të kryeministrit, i cili si askush tjetër në faqen e dheut kalon para një grup njerëzish dhe u thotë ?mirëmëngjes kazan?. Kjo fyerje kolektive, ky poshtërim, ndaj një grupi vajzash dhe djemsh, që bëjnë informimin e publikut, përbën një ndër aktet më të pashembullta të paranojës, të skizës, të kulturës staliniste.

Buy Now on CodeCanyon