Të gjithë duam të jemi gjithnjë në trend dhe të kemi shtëpi sa më të bukura. Por kur bëhet fjalë për ngjyrat, duket se kryeson ajo vjollcë në të gjitha tonalitetet. <br />Sipas studiuesve dhe arkitektëve në të gjithë botën ngjyra vjollcë konsiderohet si ngjyra e vitit 2018-ë. <br />"Kolori nuk është i lidhur me tendencën e momementit. në arkitekturë shpesh flitet për filozofi dhe kjo reflektohet edhe në jetë, kështu ndodh edhe me koloret. Ngjyra violet është ngjyrë serioze dhe i afrohet jo vetëm kristianizmit, por edhe orientit. Është ngjyrë përtej të zakonshmes. Kjo ngjyrë kombinon shumë thuajse me të gjitha ngjyrat", tha arkitektja Entela Spahivogli.
