Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazmend Koduzi, zv.drejtor i Departamentit të Shëndetësisë në PD, i ftuar në Ditë e Re tha se nga Shqipëria 4 vitet e fundit janë larguar rreth 400 mjekë dhe 600 inferimierë.

Koduzi nënvizoni se pas disa vitesh njerëzit do vizitohen nga veterinerët pasi nuk do të ketë më mjekë.

Gazmend Koduzi: ?E dini ju se sesa mjekë kanë ikur nga Shqipëria këto 4 vitet e fundit dhe pse kanë ikur në Gjermani? Kanë ikur 400 mjekë dhe 600 infermirë. Mbas 5 vitesh, e shumta mbas 10 vitesh në Shqipëri njerëzit do vizitohen nga veterinerët sepse nuk do të ketë mjekë më.?

Ai u shpreh se në Shqipëri ka 1 mjek për 1000 banorë dhe spitalet në qarqe punojnë me 15 % të stafit.

Gazmend Koduzi: ?Sot në Shqipëri në momentin që flasim ka 1 mjek për 1000 banorë, katërfish më pak se mesatarja e evropiane. Greqia e ka 6 për 1000 banorë, kurse ne e kemi 1. Kemi mungesë mjekësh, nuk ka kush të vizitojë njerëzit. Shko nëpër spitalet jashtë Tiranës do shikosh që punojnë me çerekun e stafit që duhet të kenë, të specialistëve.?

Kodozi tha se largimi i mjekëve dhe studentëve që mbarojnë mjekësinë është dëm i madh për Shqipërinë.

Gazmend Koduzi: ?Që të bëhet një mjek specialist duhen 10 vite, Nuk bëhet brenda një dite, as 2 ditësh. Ka 6 vite shkollën dhe 4 vite specializim. Pra 10 vite që individiët kanë investuar dhe shteti ka investuar për to, ikin lekët përveç njohurisë, përveç personave që ofrojnë shërbim ikin jashtë shtetit.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/largimi-i-mjekeve-kuduzi-pas-disa-vitesh-do-vizitohemi-nga-veterineret