Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Protesta e opozitës në 27 janar do të jetë paqësore, por kryetarja e LSI, Minika Kryemadhi bëri thirrje që policia mos provokojë qytetarët.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Kryemadhi ftoi të gjithë qytetarët në shesh, për ti treguar kryeministrit Rama se ata janë kundër tij.

Kryemadhi: Protesta do të jetë paqësore ku të gjithë shqiptarët që ndihen të pashpresë që kanë shumë pak mundësi punësimi që paguajnë më shumë, i ftojmë që në 27 janar të protestojnë me prezencën tonë për ti treguar Ramës që janë kundër tij.

Në imazhin e shqiptarëve është krijuar ideja e protestave të dhunshme duke pasur parasysh që dhunën në protesta e solli Rama në 27 janar.

Protesta e 18 dhjetorit ka qenë paqësore. Policia dhunoi disa gra dhe vajza, dhuna vjen kush e provokon. Policia nuk duhet të provokojë qytetarët.

Rrugët e Tiranës janë rrugë për të ecur, por edhe për të protestuar.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/protesta-e-27-janarit-kryemadhi-policia-mos-provokoje-qytetaret