Surprise Me!

Greqia miraton paketën e programit të ndihmës - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-10 0 Dailymotion

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
?e 154 vota pro, parlamenti grek miratoi mbrëmjen e së hënës projektligjin për masat e fundit shtrënguese ne ekonomi. Ai është pjese e reformave fiskale që kreditorët e huaj i kanë kërkuar Greqisë, si kusht për vazhdimësinë e ndihmës financiare.

Paketa pritet t?i hape rrugë çlirimit te kësteve të mbetura nga 86 miliardë eurot që kanë ofruar kreditorët ndërkombëtare për shpëtimin e vendit.

Kryeministri Aleksis Cipras theksoi se votimi shënon fundin e një sakrifice të gjatë të popullit grek.

?Me diskutimin dhe votimin e sotëm përfundon një cikël i madh dhe i vështirë. Te gjithë e dinë se me përfundimin dhe të vlerësimit të tretë jemi një ?frymë? më afër fundit. Ky realitet jep kurajo dhe shpresë për miliona bashkëqytetarët e mi, të cilët në gjithë këto vite kanë bërë sakrifica shumë të mëdha dhe më në fund shohim dritë dhe rrugëdalje?.

Ligji parashikon reduktim të përfitimeve në të ardhura për fëmijët, si dhe ankandet për shtëpitë me kredi të papaguara.

Cipras theksoi se miratimi i projektligjit është vendimtar për daljen e vendit nga kriza, ndërsa opozita tha se ai do të shkatërrojnë ekonominë dhe shoqërinë greke.

Ndërkohë në Athinë vijuan protestat jashtë Parlamentit: Ligji i ri kufizon kriteret dhe mënyrën e mbajtjes së grevave në Greqi, të cilat vetëm në 7 vitet e fundit kanë qenë intensive duke shënuar një numër prej rreth 50 protestash në mbarë vendin.

Por Tsipras siguroi se e drejta për grevë është e shenjtë. Ajo sipas tij as nuk hiqet as kërcënohet nga kjo qeveri. Kryeministri tha ne fund se qeveria i do sindikatat dhe madje në veprim të vazhdueshëm kundër fenomeneve të keqqeverisjes dhe shkeljes së ligjit të punës.

Buy Now on CodeCanyon