http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mazhoranca refuzon të marrë në konsideratë dy amendamentet e opozitës, për ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjit të Prokurorisë, çka do të sillte largimin e kryeprokurores Arta Marku dhe zgjedhjen me konsensus të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Për kryekomisionerin Manja, shumica do tentojë konsensusin e opozitës për të kaluar nenet e shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese në ligjet për KLGJ e KLP. Rregullime ligjore që kërkojnë 84 vota, të cilat mazhoranca nuk i ka.

Kreu i Ligjeve refuzon se ka patur zvarritje të kalimit për shqyrtim në Kuvend të rregullimeve ligjore.

Në mbledhjen e së mërkurës, Komisionit të Ligjeve do të hapë procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Nënkomisioni përbëhet nga 5 anëtarë, 3 nga mazhoranca e dy nga opozita.