http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vrasja e 65-vjecarit Oliver Ivanoviç, mëngjesin e kësaj të marte, ngre shumë pikëpyetje se kush qëndron pas atentatit ndaj tij.

Per afro dy dekada, lideri i serbeve te Kosovës ishte njeriu kyç ne veri, e veçanërisht ne Mitrovicë. Ai njihej si personi që vendoste për gjithçka, që nga lëvizjet politike, e deri tek përfitimet ekonomike, emërimet e madje dhe lidhjet me botën e krimit.

Për pasojë ai u shndërrua në një nga politikanët më të fuqishëm serb të Kosovës.

Por fati i Ivanoviç, njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ndryshoi pas ardhjes në pushtet të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili filloi të përkrahë Listën Serbska, dhe jo vetëm kaq.

Ai do të përballej me një sërë paralajmërimesh.

Në korrik të vitit të kaluar, 65-vjecarit iu dogj makina. Sulmi u përkthye si një paralajmërim se kohës së tij i kishte ardhur fundi dhe duhej të largohej.

Pas ngjarjes, Ivanoviç vendosi të flasë ashpër, duke kërcënuar se ?dinte shumë gjëra mbi politikanët serbë në Beograd?, dhe se do t?i tregonte ato kur të vinte koha e duhur. Në këtë mënyrë ai u kthye në një nga kundërshtarët më të mëdhenj të Beogradit zyrtar.

Ivanoviç deklaronte pak kohë më parë për mediat se situata në Mitrovicën e Veriut ishte përkeqësuar dhe se strukturat kriminale të lidhura me politikën po terrorizonin banorët.

Në zgjedhjet e kaluara për kryetar komune, ai nuk mundi të kandidojë për shkak të masës së arrestit shtëpiak, nën akuzat për krime lufte.

Por krerë të partive të tjera gjithashtu tërhoqën kandidaturat për shkak të shantazheve nga Lista Serbska.

Vrasja e tipit mafioz ka sjellë edhe zemërim në Veri të Kosovës, pasi shumë vetë dyshojnë se krimi është një organizim i strukturave kriminale me lidhje politike.

Vetë, pak ditë më parë shërbimet sekrete amerikane paralajmëruan se në pjesën veriore të Kosovës mund të ketë sulme, si dhe u paralajmëruan qytetarët amerikanë që të shmangin vizitat në këtë pjesë të Kosovës.