Nga mëngjesi i së nesërmes, paraditet tuaja do të shoqërohen me formatin e ri të emisionit Rreze dielli. Për çdo ditë nga e hëna në të premte, në orën 9:00 ? 11: 00 Erjona Rusi dhe Alban Musa do të bëhen miqtë tuaj të përditshëm.<br /><br />Bashkë me Zonjën Tefta në kuzhinë, formati i ri i Rreze Dielli premton risi dhe surpriza. Me këtë slogan duke filluar nga dita e neserme emisioni i paradites ne Report Tv, ndryshon forme e permbajtje per te qene me prane shikuesve te shumte qe i besojne keto ore te para te dites ekranit tone.<br />Ne kete sezon televiziv Rreze Dielli vjen me ndryshime ne rubrika, skenografi dhe prezantues. Nga neser shoqeruesit tuaj te paradites do te jene Erjona Rusi dhe Alban Musa, qe i jane bashkuar se fundmi familjes së Report Tv. Nuk do mungoje si gjithmone Zonja Tefta e cila me recetat e saj tashme eshte bere prej vitesh nje guide kulinarie per amvisat shqiptare.