Vrasja e Oliver Ivanoviç, lider i lëvizjes ?Liri dhe Demokraci? është ekzekutuar rreth orëve të para të mëngjesit gjatë ditës së sotme, policia ka filluar hetimet për të gjetur autorët e krimit.<br />Oliver Ivanoviç ka pasur kundërshtar kryesor lëvizjen serbe. Për të folur lidhur me këtë çështje ka qenë i ftuar në studion e Report Tv diplomati i njohur Lisien Bashkurti.<br /><br />Diplomati ka shpjeguar se vrasje të tilla janë tipike ballkanike, kanë ndodhur edhe në të kaluarën. Sipas tij Ivanoviç është aktivizuar në politikë pas luftës së Kosovës, si një nacionalist i cili ka rënë shpesh herë në kundërshtim edhe me qëndrimet e Beogradit. Por kjo vrasje mund të dëmtoj marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë.