Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Report Tv bën me dije se janë përplasur dy makina në autostradën Levan-Vlorë.<br /><br />Ngjarja është shënuar në afërsi të fshatit Panaja, ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale, ku janë shkatërruar mjetet.<br /><br />Report Tv ka siguruar foto nga aksidenti, ndërsa dyshohet që shkak i përplasjes së mjeteve të jenë bërë manovrimet e gabuara dhe humbja e kontrollit.