http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie, u ka bërë edhe një herë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi i ligjit për Gjykatën Speciale, pasi në të kundërtën, politikanët do të përballen me pasoja të rënda.

?Deputetët që mbështesin këtë nismë dhe politikanët, do t?iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra. Dëshiroj të flas me ju, qytetarët e Kosovës se përse Gjykata Speciale është kaq e rëndësishme për Kosovën. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që kanë në duar për të siguruar që gjykata të përfundojë mandatin e saj.?

Delawi thekson gjithashtu se Gjykata Speciale është ndërtuar me qëllim sjelljen para drejtësisë të të gjithë të akuzuarve per krime lufte. Përfaqësuesi i Uashingtonit i kujtoi udhëheqësve politike integrimin ne strukturat euroatlantike.

Ndërkohë nga ana tjetër, kryesia e kuvendit të Kosovës ka shtyrë mbledhjen ku pritej të procedohej projektligji për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, për shkak të mungesës së kuorumit. Përfaqësuesit e koalicionit AAK dhe Nisma nuk ishin te pranishëm.