Surprise Me!

Opozita kërkon të përfshihet në Këshillin Ekonomik Kombëtar

2018-05-10 0 Dailymotion

Opozita kundërshton strukturën e qeverisë për funksionimin e Këshillit Ekonomik Kombëtar. Në Komisionin e Ekonomisë ka qenë ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato për të raportuar mënyrën e riogranizimit të këtij Këshilli, por deputetët demokratë e kanë quajtur nismën si një fasadë të Kryeminsitrit Rama, madje deputeti Shehaj e quajti fasadë edhe krijimin e ministrive të shtetit.<br /><br />Deputeti Dashamir Shehi kërkoi që këshilli të ketë një pjesëmarrje më të gjerë, disa partiake dhe të vendosë hallka kontrolli mbi nismat që miraton qeveria për buxhetin dhe ndryshimet e regjimeve fiskale.<br /><br />Struktura e Këshillit Ekonomik Kombëtar është riorganizuar duke krijuar një sekretariat i cili do të hartojë politika dhe raporte për t?ia vënë më pas për miratim këshillit. Ai do të drejtohet nga kryeministri dhe do të paguhet nga buxheti i kryeministrisë.

Buy Now on CodeCanyon