Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ende nuk ka asnjë konkrete, por nisma e Ministrisë së Financiave për rishikim të skemës së demshpërblimit të trashgimtarëve të ish të përndjekurve politik, ka ngjallur reagime

Nebil Çika, kryear i shoqatës anti-komunsite të ish- të përndjekurve politikë paralajmëron protesta në rast se qeveria miraton një vendim të tillë.

Nebil Çika: Gjej rastin këtu ti bëj thirrje dhe Ambasadës së SHBA-së, të BE dhe OSBE që të shtojnë presionin e tyre për këtë rast, këtë lëvizje, këtë vendim kriminal dhe të paprecedentë. Pastaj do të kalojmë në masat tona, protesta.

Por kryetari i deges së shoqatës në Shkodër, Zenel Drangu, thotë se nuk e sheh me shqetësim këtë nisëm, ndërsa flet edhe për përdorim politik të ish-të përndjekurve.

Zenel Drangu: Unë këtë e shoh politikisht, gjë që nuk është e drejtë të na përdorë ne politikisht se kemi vuajtur shumë dhe nuk është e drejtë të përdoremi.

Për demokratët që mbështetjen e kësaj kategorie e ka në qendër të programit, një hap i tillë tregon se qeverisë i mungon vullneti, jo paratë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kompensimi-i-te-perndjekurve-nisma-trashegimtaret-ngjall-reagime-dhe-ndasi