http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria duhet te paraqesë prova para parlamentit kur kërkon arrestimin e një deputeti apo ministri. Këtë parashikojnë ndryshimet ne rregulloren e parlamentit qe janë depozituar nga partia socialiste dhe synojnë te përputhin librin e rregullave te kuvendit me ndryshimet kushtetuese te vitit 2012 fale te cilave deputetet nuk kane imunitet ndaj ndjekjes penale.

?Kërkesa për të autorizuar caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, kontrollit personal ose të banesës, i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga Prokurori. Kërkesa përmban një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën?.

Përveç procedurës për lejimin ose jo te arrestimit te deputeteve, ndryshimet rregullojnë edhe hapat qe duhet te ndjeke parlamentit ne rastet kur gjykata kushtetuese ka shfuqizuar pjese te legjislacionit.

Për te ndryshuar rregulloren e kuvendit mjaftojnë 71 vota; por përsa kohe qe ajo është baza për veprimtarinë e kuvendit zakonisht është synuar consensus edhe pse ka pasur raste te miratimit vetëm me votat e një mazhorance.