Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM riktheu në vëmendje përdorimin e bombolave të gazit si për ngrohje dhe gatim.

Pavarësisht se ligji flet qartë sa i takon moslejimit të mbushjes së bombolave të gazit, në pikat e karburanteve, Gega Oil, Daku Oil dhe në një pikë autogazi në kryeqytet shkelin haptasi.

Ligji thotë" "Njësive të shitjes së lëndëve djegëse u ndalohet të mbushin bombola gazi, të tregtojnë karburante për automjete, si dhe të ushtrojnë veprimtarinë e tyre pranë stacioneve të shitjes së karburanteve".

BOOM solli me pamje sesi në mes të ditës qytetarët mbushin bombolat me gaz në këto pika edhe pse bombolat janë të pa kolauduara, duke shtuar rrezikun për përdoruesit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-pikat-e-karburanteve-shkelin-ligjin-mbushin-bombolat-e-gazit