Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përpara viteve '90, shkolla Ushtarake e Skenderbegasve gëzonte reputacion të lartë dhe prej andej dilnin kuadro me një disiplinë të veçantë.

Disa prej të diplomuarve në shkollën ushtarake vijuan studimet për gradat më të larta, edhe jashtë vendit kryesisht në Moskë. Konsideroheshin si pjesë elitare e shoqërisë, krenari e sistemit dhe kualifikimi i tyre lartësonte emrin e shkollës.

Pas rrëzimit të regjimit, ushtarakët që njiheshin si Begsat, arritën të integroheshin në institucione që u përfshinë në reforma të thella si ministria e mbrojtjes por edhe pozicione të rëndësishme të jetës publike, politike dhe mediatike.

Një pjesë tjetër, nuk mundi t'i bënte ballë ndryshimeve dhe zhvillimeve të tranzicionit të vështirë dhe u prekën nga reformat, që u dhanë statusin e ushtarakëve në lirim.

Me marrjen e mandatit të dytë qeverisës Kryeministri Edi Rama, duket se ja besoi suksesin e disa reformave të tij, disiplinës dhe përgatitjes së ish Begasve, duke i emëruar në poste të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Emëroi 12 prefektë, drejtues të shtabeve të emergjencave dhe 19 drejtorë burgjesh nga 24 që janë gjithsej

Biseduam me disa prej tyre për të kuptuar arsyet e rikthimit të reputacionit në nivelin më të lartë dhe sipas të vetë ish-begasve ka qenë disiplina dhe ndershmëria që në përgjithësi e karakterizon ish ushtarakët, që ka sjellë ridaljen e tyre në skenë.

Për më shumë lexoni në: