Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Socialiste ka propozuar ndryshime të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, ku midis çështje që ndryshojnë është edhe neni 118 i Rregullores që lidhet me autorizimin e arrestimit të prokurorëve.

Sipas pikës 1, kërkesa e prokurorisë për arrestimin i paraqitet kryetarit të Kuvendit, kërkesë e cila duhet të përmbajë një relacion të arsyetuar dhe të shoqëruar me prova.

Në pikën 3 thuhet se pas dërgimit të kërkesës në Këshillin e Mandateve, Kuvendi cakton dy relatorë, përkatësisht nga opozita dhe shumica parlamentare.

"Përpara diskutimit të çështjes, kryetari i Kuvendit fton dy relatorët të paraqesin vlerësimin e përgjithshëm mbi çështjen që shqyrtohet. Më pas vijohet me diskutimin në Këshill. Në përfundim të diskutimit, Këshilli brenda një jave harton raportin për në seancën plenare.

Raporti rekomandon miratimin ose rrëzimin e kërkesës për dhënie autorizimi për procedim. Raporti i Këshillit u shpërndahet menjëherë deputeteve dhe behet publik.

Shqyrtimi i kërkesës për dhënien e autorizimit për procedim parashikohet për shqyrtim ne seance plenare jo me pare se një javë. por jo me vone se dy jave nga paraqitja e raportit te Këshillit", thuhet në disa prej pikave të Rregullores.

Në seancën plenare, fjala i jepet në fillim deputetit të "akuzuar".

Një pikë e rëndësishme, është edhe ajo 12 e nenit 116, sipas të cilës "Kuvendi në seancë plenare, për arsye te mbrojtjes se të dhënave, mund të zhvillojë diskutimin me dyer të mbyllura".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/arrestimet-e-deputeteve-ps-propozon-ndryshimin-e-rregullores-se-kuvendit