TIRANË-Policia e kryeqytetit ka vendosur 3 persona në pranga për mashtrim kompjuterik, ndërsa ka sekuestruar 57 aparate Dream box dhe Smart box, një automjet, 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.<br />Të arrestuar janë Kristo Taka, Valer Pinderi dhe Benard Xhuti. Ata akuzohen se mënyrë të kundraligjshme tregtonin aparate "Dream box" dhe "Smart box", duke piratuar programet televizive në Tiranë pa të drejtën e autorit.
