Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë është gjetur sot në mëngjes në breg të detit në Radhimë.

Gomonia është gjetur gjatë patrullimit të Policisë Kufitare dhe Delta Forcës.

"Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm", tha policia.

Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor dhe identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/radhime-gjendet-nje-gomone-e-braktisur