Surprise Me!

Ora News - Arrestimi i deputetëve, PD e LSI kundër: Ndalet arrestimi i peshqve të mëdhenj

2018-05-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit në pikën e Procedurës në bazë të se cilës mazhoranca refuzoi në parlament kërkesën për autorizimin e arrestimit të Sajmir Tahirit ka rikthyer debatet politike. Socialistët propozojnë që prokuroria në Kuvend duhet të paraqes fakte mbështetëse, ndërsa prokurorët do të merren në pyetje nga ana e deputetëve në rastet kur kërkohet autorizimi për arrestimin e ligjëvënësve.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, tha se kjo iniciative nuk sjell ndryshime ne ligj por reflekton ndryshimet kushtetuese.

Taulant Balla: "Në propozimet e sjella janë transpozuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2012, 2016 dhe ndryshimet e Kodit të Procedurës Penale".

Po mbi këtë nisëm ka reaguar ashpër, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Lulzim Basha: Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë së peshqve të mëdhenj duhet të kënaqen me cironka. Zhbën shtyllën kryesore të reformës në drejtësi.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/lsi-ndryshimet-ne-rregullore-te-mbrojtur-tahirin

Buy Now on CodeCanyon