Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkitë do të bashkëpunojnë me agjencinë e posaçme në krijimin e fondit të strehimit social.

Për këtë qëllim në parlament është propozuar një ligj i posaçëm ku pushteti vendor detyrohet të kontribuojë me fonde dhe të sigurojë troje për ndërtimin e apartamenteve.

Në skemë do të përfshihen dhe kompanitë private, të cilët për ccdo 2 mijë metër ndërtim do të jenë të detyruar ta japin 50 m2 për këtë qëllim. Nën drejtorja e Entit të Banesave deklaroi se me ligjin e ri vendorët marrin një rol të rëndësishëm në strehimin social.

Rajmonda Stefa: Sjell risinë e bashkëpunimit të partneritetit publik-privat, edhe të privatëve që të investojnë për strehimit. Aty ku ndërtohet mbi 2 mijë metër, t'i falet bashkisë për raste emergjencash.

Por për opozitën një ligj i tillë është i pazbatueshëm. Nënkryetari i komisionit të Veprimtarive Prodhuese Florin Mima deklaroi se ky ligj është shumë kompleks duke e cilësuar demagogjinë e radhës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vendoret-dhe-ndertuesit-do-te-financojne-ne-ndertimin-e-objekteve-sociale