Surprise Me!

Komisioni i Ligjeve ngre nënkomisioninin ad hoc për KLGJ dhe KLP

2018-05-10 0 Dailymotion

Komisioni i Ligjeve ka miratuar komisionin ad hoc për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. N/ komisioni do të përbëhet nga 3 anëtarë nga shumica dhe 2 nga opozita. Emrat e PS për komisionin; Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Bushka. Nga PD Oerd Bylykbashi dhe nga LSI, Nasip Naço. Në komision nuk munguan debatet dhe batutat, por në fund n/ komisioni u miratua nga të dy palët. Opozita përmes deputetit Halimi deklaroi se do të marrë pjesë në komision, pasi bojkoti do t?i jepte sipas tij, mundësi shumicës për t?i kapur.<br />?Bojkoti i këtyre proceseve do i japë maxhorancës mundësinë për kapjen e drejtësisë. Me qëndrimin e PD për të marr pjesë në procesin e ngritjes se organeve të reja të drejtësisë ne i bëjmë një shërbim të madh vendit? tha deputeti demokrat. Ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Manja uroi që opozita të ruajë një rol konstruktiv. ?Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi?.

Buy Now on CodeCanyon