Marrëdhënia me Beatriks dhe humbja e babait kanë qenë dy çështjet që kanë emocionuar Alban Ramosajn në studion e ?Rudina? në Tv Klan. <br /> Gjatë emisionit këngëtari tha se ka marrëdhënie shumë të ngushtë me motrën e tij e cila është njëkohësisht këngëtare, ndërkohë që s?po gjente dot fjalët kur filloi të fliste për humbjen e babait.<br />?Unë në karakter ngjaj me mamin, por fizikisht ngjaj me babain. Unë me Beatriksin jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ndajmë çdo gjë bashkë. Ne kemi lindur të dy në Hollandë dhe pas luftës jemi kthyer në Kosovë, pastaj erdhëm në Shqipëri. <br />Çdo njeri në mosha të ndryshme mund ta kalojë ndryshe një situatë të tillë, unë sot i kuptoj gjërat ndryshe. Unë atëherë kisha emocione të këqia sepse mungonte dikush në shtëpi, por tani që jam rritur e kuptoj edhe më shumë, por kjo është jeta. <br />Beatriks më tha mbrëmë që kam zërin dhe qëndrimin e kam njëlloj si të babait?, tha Ramosaj.