Surprise Me!

Ora News - Aeroporti në Vlorë, projekti strategjik ngjall shpresë e pritshmëri në Akërni

2018-05-10 1 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lajmi i përcjellë nga kryeministri Edi Rama se qershori do të shënojë nisjen e punës për aeroportin e Vlorës është pritur me gëzim dhe ka ngjallur shpresë mes banorëve të Akërnisë. Kamera e Ora News qëndroi këtë të enjte mes tyre për sjellë pritshmëritë dhe planet e banorëve për tokat me kripë që tashme do të marrin vlerën e një prone ku zhvillohet turizmi dhe ekonomia.

Tokat me kripë të Akërnisë do të marrin tjetër vlerë.

"Për Akërninë që është një fshat që ka jetuar vetëm me kripën dhe kanalet që ka hapur gjithë jetën, që nga unë i pari, shpresoj që mos të zhgënjehemi".

Prej 60 vitesh aty ka funksionuar një pistë avionësh, por aeroporti i ri cilësohet një investim strategjik që sjell zhvillim.

"E përgëzoj dhe e mirëpresim, madje është i vonuar".

Ndaj banorët që tani kanë nisur të mendojnë për investimet e së ardhmes.

"Atë që kemi mendoj unë ta menaxhoj në funksion të turizmit"

"Kam bërë mirë që e bleva atë tokë sepse do të ketë një zhvillim më të mirë nga çfarë e mendoja unë".

Për më entuziastët, është sikur kanë dalë nga errësira në dritë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aeroporti-ne-vlore-projekti-strategjik-ngjall-shprese-e-pritshmeri-ne-akerni

Buy Now on CodeCanyon